• e enjte, 07 nëntor 2024

ZGJEDHJET 2024 / Mickoski: Pres që më 3 mars për disa orë të mblidhen nënshkrimet për Siljanovska Davkovën

ZGJEDHJET 2024 / Mickoski: Pres që më 3 mars për disa orë të mblidhen nënshkrimet për Siljanovska Davkovën

Shkup, 26 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski konsideron se më 3 mars, për disa orë, do të mblidhen të gjitha nënshkrimet në mbështetje të kandidates së tyre për presidente, profesoreshën Gordana Siljanovska Davkova.

Ai, siç deklaroi sot, është i  indinjuar nga informacionet sipas të cilave, janë dhënë para për nënshkrime për disa kandidatë. Disa nga ato raste, përmendi Mickoski, janë dokumentuar dhe i janë dorëzuar MPB-së për veprim të mëtutjeshëm. 

 "U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që më 3 mars në njësitë rajonale të KSHZ-së të japin mbështetje për Gordana Siljanovska Davkovën. Data 3  mars është dita kur pres për disa orë të mblidhen nënshkrimet. Për dinamikën e kundërkandidatëve potencialë, do të thoja se kishte opsione politike që për javë të tëra krijuan një fushatë se për një ditë,  për disa orë, do t'i mblidhnin nënshkrimet, por kanë kaluar disa ditë, nëdrsa ata mezi nëse janë deri në gjysmë ose afër gjysmës. Është një mesazh i qartë nga populli. Jam i indinjuar  nga informacionet nga terreni se jepen para, paguhen nënshkrime, disa janë të dokumentuara  dhe të dorëzuara në MPB për veprimm të mëtejshëm", tha lideri i VMRO-DPMNE-së në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në Komunën e Gazi Babës.

 Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR