• e shtunë, 23 nëntor 2024

ZGJEDHJET2024/Nikollovski: Ahmeti dhe Grubi dëshirojnë të sundojnë përjetshëm

ZGJEDHJET2024/Nikollovski: Ahmeti dhe Grubi dëshirojnë të sundojnë përjetshëm

Shkup, 23 shkurt 2024 (MIA) - Sipas nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, ideja që e promovojnë Ali Ahmeti dhe Artan Grubi, është "ide me të cilën dëshirojnë të sundojnë përjetshëm".

"Në mënyrë titullare, funksisoni më i lartë në shtet, është presidenti i shtetit, tek ne e dini se fuqia ekzekutive është tek qeveria dhe kryeministri, por, në mënyrë titullare presidenti është funksioni numër një në shtet dhe duhet të zgjedhjet në zgjedhje, sepse ai është kulmi i demokracisë, ashtu bëjnë shtetet më demokratike në botë", deklaroi ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ceket në kumtesën nga Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së.

Çdo tentim për suspendim të demokracissë, siç ceket në deklaratën me shkrim të Nikollovksit, është vetëm "tentim për lënien e popullit jahtl procesit të vendim-marrjes".

Ai shtoi se idenë që e promovojnë Ali Ahmeti dhe Artan Grubi është "ide me të cilën dëshirojnë të sundojnë përjetësisht".

"Unë jam i vetëdijshëm se Ali Ahmeti dhe Artan Grubi të cilët sot e promovojnë këtë ide do të donin të sundojnë përjetësisht në mënyrë që do të kenë ndikim serioz partiak ndaj zgjedhjes së qeverië dhe presidentit të shtteit dhe ai është akt jodemokratik dhe ai është tentim për mbrojtje të krimit dhe korrupsionit në Maqedoni", konsideorn Nikollovksi.

Ai u bën thrrje qytetarëve të dalin masivisht në zgjehdje dhe të votojnë në numër sa më të madh.

Foto: Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR