• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zgjedhjet presidenciale 2024: Nesër për herë të parë votojnë anëtarët e KZ të cilët do t'i zbatojnë zgjedhjet në diasporë

Zgjedhjet presidenciale 2024: Nesër për herë të parë votojnë anëtarët e KZ të cilët do t'i zbatojnë zgjedhjet në diasporë

Shkup, 18 prill 2024 (MIA) - Votimi për Zgjedhjet presidenciale 2024 fillon nesër me anëtarët e 31 këshillave zgjedhor që do ta zbatojnë votimin jashtë vendit. Ata para largimit jashtë vendit, do të votojnë në hapësirat e Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ).

Në Listën zgjedhore janë regjistruar dhe jashtë vendit duhet të udhëtojnë 191 persona të cilët në përfaqësitë diplomatike dhe zyrat konsullare të martën më 23 prill do t'i zbatojnë zgjedhjet.

Votim në Zgjehdjet presdienciale 2024, në bazë të 2.571 paraqitjeve të pranuara të shtetasve tanë, duhet të mbahet në Abu Dabi ku janë të paraqitur 26 shtetas tanë për votim, në Beograd - 31, Berlin- 260, Bernë – 186, Bon– 164, Bruksel - 93, Uashington - 34, Venecie – 79, Vjenë – 123, Detroid - 34, Zagreb - 87, Kaberrë - 31, Kopenhagë - 74, Londër - 87, Lubjanë - 332, Munih - 166, Melburn - 64, Nju-Jork - 85, Osllo - 41, Paris - 44, Pragë - 52, Romë - 30, Stokholm - 85,Toronto - 117, Hagë - 65, Çikago - 88, Ankara - 18, Varshavë - 23, Madrid - 18, Pekin - 12 dhe Sofje 22.

Qytetarët tanë të tjerë të cilët jetojnë jashtë vendit të drejtën e vet të votës mund ta realizojnë në vendvotimet në vend.

Organizata dhe zbatimi i zgjedhjeve të dyfishta është në rrjedhë. KSHZ e filloi distribuimin e materialit jo të besueshëm, përderisa materiali i besueshëm do të fillojë të distribuohet të dielën.

Votimi është të mërkurën më 24 prill, ndërsa një ditë më parë voton diaspora, të sëmurët dhe personat e pamundur, personat në paraburgim dhe të burgosurit. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR