• e premte, 27 dhjetor 2024

Zgjedhjet parlamentare dhe rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahen më 8 maj, rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale më 24 prill

Zgjedhjet parlamentare dhe rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahen më 8 maj, rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale më 24 prill

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Partitë politike parlamentare arritën marrëveshje që zgjedhjet vitin e ardhshëm të mbahen më 8 maj, gjegjësisht rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale të mbahet më 24 prill, përderisa rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare të mbahet më 8 maj.

Këtë e bëri të ditur kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në deklaratën e mediave pas takimit të liderëve në Kuvend. 

Sipas Kovaçevskit në takimin e liderëve ka pasur gjithashtu edhe koncensus jashtëzakonisht të gjerë për vërejtjet për legjislacionin zgjedhor gjegjësisht Kodin Zgjedhor në bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Kovaçevski gjithashtu informoi se Komiteti Ekzekutiv i LSDM-së mbrëmë ka marrë vendim për formimin e Frontit Evropian dhe për zgjedhje të kandidatit për zgjedhje presidenciale. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR