• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zgjedhjet e dyfishta i ndjekin 1303 vëzhgues vendorë dhe 860 të huaj, të akredituar për raportim janë edhe 83 gazetarë të huaj

Zgjedhjet e dyfishta i ndjekin 1303 vëzhgues vendorë dhe 860 të huaj, të akredituar për raportim janë edhe 83 gazetarë të huaj

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjehdjeve parlamentare më 8 maj janë akredituar gjithsej 2246 vëzhgues, përkthyes dhe gazetarë të huaj. Më së shumti të akresdituar janë vëzhguesit vendorë - 1303. Zgjedhjet do t'i ndjekin edhe 860 vëzhgues të huaj për nevojat e të cilëve janë angazhuar edhe 85 përkthyes. Për raportim nga zgjedhjet, sipas të dhënave të KSHZ-së, janë akredituar 83 gazetarë të huaj.

Më së shumti vëzhgues vendorë ka akredituar Shoqata për zhvillim të shoqërisë - inovacione sociale "WAKE UP" Shkup - 966, më pas Fondacioni Romët për demokraci - 162, Civil - 82, Qendra për hulumtime të sigurisë - 46, Instituti për marrëdhënie dhe strategji ndërkombëtare Ohër - 20, Qendra nacionale rome Kumanovë - 14, Shoqata për promovim dhe zhvillim inkluziva Kumanovë - 12 dhe Qendra maqedonase për zhvillim kulturor - një vëzhgues.

Misioni i posaçëm për vlerësim të zgjedhjeve i OSBE/ODIHR-së ka akredituar 411 vëzhgues, 14 ekspertë dhe 31 përkthyes, më së shumti nga vëzhguesit e huaj. Asambleja parlamentare e OSBE-së (OSCE PA) ka akredituar 138 vëzhgues, Ambasada e SHBA-së në Shkup - 69 vëzhgues dhe 33 përkthyes, Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës - komisioni ad hok për vëzhgim të zgjehdjeve presidenciale në RMV - 33 vëzhgues dhe 20 përkthyes, Nisma për dialog dhe demorkaci Silba 30, Komisioni qendror zgjedhor - Republika e Kosovës - 13, Parlamenti evropian - 12 dhe të tjerë.

Për informim nga zgjehdjet janë akredituar edhe 83 gazetarë të huaj dhe punonjës mediatik nga mediumet më të mëdha  ballkanike dhe rajonale, por edhe nga Rojters, Asoshiejted pres, Al Xhazira, Frans pres...

Rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 prill e vëzhguan 1601 vëzhgues përkatësisht 915 vendorë dhe 544 vëzhgues të huaj, si dhe 84 përkthyes dhe 58 gazetarë të huaj. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR