• e mërkurë, 27 nëntor 2024

ZGJEDHJET 2024/Profesoresha Gordana Siljanovska - Davkova, kandidate e vetme e VMRO-DPMNE-së për presdiente

ZGJEDHJET 2024/Profesoresha Gordana Siljanovska - Davkova, kandidate e vetme e VMRO-DPMNE-së për presdiente

Shkup, 21 shkurt 2024 (MIA) - Profesoresha dhe deputetja Gordana Siljanovska-Davkova është paraqitur në konkursin publik të VMRO-DPMNE-së për president të shtetit, kumtuan sot pasdite nga partia. Për kandidaturën e saj do të vendoset nga ana e delegatëve në Konventën për zgjedhje për president që do të mbahet më 2 mars të këtij viti.

"Lidhur me Konkursin publik për zgjehdje të kandidatit të VMRO-DPMNE-së për president të Republikës së Maqedonisë e informojmë opinionin se afati i fundit për parashtrim të paraqitjes skadon sot. Në të njejtën u paraqit prof.dr.Gordana Siljanovska-Davkova e cila parashtroi plan, program për punë dhe numër të nevojshëm të delegatëve", ceket në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Gordana Siljanovska-Davkova ka qenë profesoreshë e Të drejtës kushtetuese dhe Sistemit politik në Fakultetin e drejtësisë Justiniani i Parë. Ajo është eksperte për zgjedhje e OKB-së dhe nënkryetare e grupit të Ekspertëve të pavarur për vetëqeverisje lokale pranë Këshillit të Evropës. Anëtare e Komisionit të Venecies. Është autore e qindra punimeve shkencore për të drejtën kushtetuese dhe sistemin politik. Siljanovska - Davkova është deputete aktuale në Kuvend.

Siljanovska - DFavkova ishte kandidate e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet presidenciale në vitin 2019.

Foto: ЕPА/МIА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR