• e enjte, 26 dhjetor 2024

ZGJEDHJET 2024/KSHZ: Në përfundim me ditën e djeshme 24.830 qytetarë kanë dhënë nënshkrime në mbështetje të kandidatëve për president

ZGJEDHJET 2024/KSHZ: Në përfundim me ditën e djeshme  24.830 qytetarë kanë dhënë nënshkrime në mbështetje të kandidatëve për president

 Shkup, 26 shkurt 2024 (MIA) - Sipas të dhënave të fundit të publikuara të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në përfundim me ditën e djeshme gjithsej  24.830 qytetarë kanë dhënë nënshkrim për parashtruesit e kandidaturës për president të shtetit.  Sipas të dhënave të publikuara të KSHZ-së, deri më tani asnjë nga kandidatët për shef të shtetit nuk ka mbledhur 10 mijë nënshkrimet e nevojshme nga qytetarët.

Sipas  KSHZ-së, më shumë nënshkrime ka Bujar Osmani, kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për të cilin janë nënshkruar  8.560. I dyti në listë është lideri i "ZNAM"-për Maqedoninë tonë", Maksim Dimitrievski me 5.923 nënshkrime të mbledhura. Kandidatja e mbështetur nga partia e Majtë, Biljana Vankovska-Cvetkovska, ka mbledhur 4.478 nënshkrime, ndërsa kandidati i GROM-it, Stevço Jakimovski ka 3.091 nënshkrime. 

 

 

Të gjithë të tjerët në listën prej 11 kandidatëve për shef të shtetit kanë më pak nënshkrime  -  kandidati i bllokut opozitar "Vlen", Arben Tarvari ka 1.645 nënshkrime, Velo Markovski 433 nënshkrime, Mersiha Smailoviq e mbështetur nga Bashkimi Demokratik Boshnjak ka 523. Gjorgji Manaskov - 93, Zorica Cvetkovska  - 74, z. Poposki 10 nënshkrime. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në këto tri ditë, asnjë nënshkrim nuk ka për  kandidatin Tome Nikolloski.

 Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve, e cila ka filluar më 23 shkurt do të vazhdojë në vazhdimësi çdo ditë nga ora 08 deri në orën 20 , ndërsa dia e fundit më 8 mars do të punojnë deri në orën 24. Mbledhja e nënshkrimeve po zhvillohet në të gjitha njësitë  rajonale dhe zyrat e KSHZ-së që ndodhen në selitë e 34 vetëqeverije  lokale dhe para noterëve kompetentë.

 Kur parashtruesi i listës së kandidatëve për president është një grup zgjedhës,  nevojitet të mblidhen së paku 10.000 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në Listën Zgjedhore, ndërsa kur parashtruesi i listës së kandidatëve për president janë deputetë,  nevojitet të mblidhen të paktën 30 nënshkrime nga deputetët.

Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat me kandidatë për president të shtetit duhet t'i dorëzojnë në KSHZ më së voni deri më 19 mars,  në mesnatë. Afati për mbledhjen e nënshkrimeve  ka të bëjë edhe për zgjedhjet presidenciale  edhe për ato parlamentare.

 

Во вториот круг од локалните избори 2021, во Општина Лозово од вкупно 1.974 гласачи на 9 избирачки места до 9 часот на гласање излегле 221 гласач или 11,5 проценти од гласачите запишани во Ед

 

Sipas të dhënave të publikuara nga KSHZ-ja, në përfaqësitë diplomatike-konsullore (PDK) kanë mblrritur gjithsej 148 paraqitje nga shtetasit  e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët janë në punë të përkohshme ose qëndrim jashtë vendit për të votuar për zgjedhjet presidenciale të caktuara për më 24 prill dhe  për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Shtetasit  tanë do të mund të paraqiten për votim deri më 18 mars në mënyrë elektronike ose në PDK-të së shtetit tonë në vendet ku jetojnë. 

Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për 24 prill, ndërsa raundi i dytë është më 8 maj kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.

Foto: Arkivi i MIA-s/Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR