• e shtunë, 09 nëntor 2024

ZGJEDHJET 2024/ Taravari: Opozita në kampin shqiptar ka mundësi ta fitojë BDI-në, edhe për VMRO-DPMNE-në edhe për LSDM-në jemi partner i dëshiruar i koalicionit

ZGJEDHJET 2024/ Taravari: Opozita në kampin shqiptar ka mundësi ta fitojë BDI-në, edhe për VMRO-DPMNE-në edhe për LSDM-në jemi partner i dëshiruar i koalicionit

Shkup, 29 shkurt 2024 (MIA) - Kandidati për president i opozitës shqiptare Arben Taravari vlerëson se në zgjedhjet e ardhshme opozita në kampin shqiptar ka mundësi reale që ta fitojë partinë e Ali Ahmetit, duke pasur parasysh atë që BDI është shumë gjatë pjesë e pushtetit. Lidhur me kapacitetin e koalicionit, Taravari thotë se është partner i dëshiruar edhe nga VMRO-DPMNE edhe nga LSDM.

Taravari në intervistë për "Slloboden peçat" ( Shtypi i lirë) thekson se në zgjedhje target kryesor e kanë etnitetin shqiptar, por thekson se pret mbështetje të madhe edhe nga turqit, romët, boshnjakët, maqedonasit dhe bashkësitë e tjera etnike. 

Ai thotë se me ofertën nga ana e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, të jetë kryeministri i parë shqiptar ose kandidat për president, do të fitonin më shumë deputetë, por kjo nuk do të sillte ndryshim. 

"Oferta e zotëri Ahmetit ishte ofertë të cilin rëndë mund ta refuzojë dikush. Do të ishte shumë e lehtë. Partia jonë dhe këta që janë pro BDI do të shkonim, do të merrnim një numër të caktuar të deputetëve, megjithatë pas kësaj më nuk do të kemi identitet politik. Më ofruan çka dua - edhe kryeministrin e parë shqiptar edhe të jem kandidat për president i BDI-së dhe Aleancës ose që të jem deputet. Megjithatë ideja ime nuk ishte e tillë. Për mua personalisht ishte më mirë që të dakordohem me zotëri Ahmetin, megjithatë do të kisha problem me votuesit", thotë Taravari. 

Lidhur me kapacitetin e koalicionit, Taravari vlerëson se janë partner i dëshiruar edhe i VMRO-DPMNE-së edhe i LSDM-së, por tha se askujt nuk ia kanë dhënë fjalën. 

"Nëse bëni anketë në mesin e anëtarësisë së LSDM-së do të shihni se numri më i madh i tyre më shumë do të dëshironin koalicion me opozitën shqiptare se sa me BDI-në. Përndryshe, ne nuk ia kemi dhënë fjalën askujt për koalicion. Ne do ta bëjmë garën tonë në bllokun shqiptar me tre prioritetet prej të cilëve të gjithë janë për Maqedoni evropiane", tha Taravari. 

Ai potencoi se përçarja në Aleancën për Shqiptarët ishte e pashmangshme sepse një kohë të gjatë kishin mospajtime me Ziadin Selën, me çka Sela ka menduar se Aleanca duhet të shkojë vetë, ndërsa ai ka vlerësuar se duhet të bëjnë përpjekje me opozitën që ta sjellin ndryshimin te shqiptarët. 

I pyetur për të ardhmen e partisë, Taravari tha se do të pritet vendimi i gjykatës kompetente dhe pa dallim se si do të jetë, i njëjti do të respektohet. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR