• e martë, 24 dhjetor 2024

ZGJEDHJET 2024/ Osmani: Nuk e marrim funksionin e presidentit që të tregojmë dominim, punojmë për një shtet të përbashkët

ZGJEDHJET 2024/ Osmani: Nuk e marrim funksionin e presidentit që të tregojmë dominim, punojmë për një shtet të përbashkët

Tiranë, 28 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme, Bujar Osmani, në një emision në Top Çenëll, mes tjerash theksoi se "shqiptarët kërkojnë bashkim, e jo dominim". 

Osmani tha se e cilëson veten si të denjnë për ta ushtruar atë post pasi është i vetmi kandidat me eksperiencë ndërkombëtare, ndërsa theksoi se zgjedhja e presidentit në bazë të aspektit etnik duhet të marrë fund.

"Akuzat kanë qenë 'shqiptarët nuk duhet të dalin me kandidat që i kalon vijat etike'. Prandaj dalim me kandidat, që jam i vetmi në garë me eksperiencë ndërkombëtare. Kam udhëhequr OSBE. Nëse edhe në këto zgjedhje përsëri përfaqësuesi do të zgjidhet mbi aspektin etik, nuk ka arsye që shqiptarët të jenë alibi i një procesi zgjedhor dhe do të insistojmë që të jenë zgjedhjet e fundit në këtë mënyrë, të ndryshojë Kushtetuta dhe presidenti të zgjidhet në parlament nga dy e treta e votave", u shpreh Osmani.

Ai vlerësoi se mënyra e zgjedhjes së presidentit në Maqedoninë e Veriut është e gabuar sepse në shoqëritë multietnike, ku zgjedhjet janë monoetnike, shumë bashkësi janë përjashtuar, që siç theksoi, sjell pakënaqësi ndaj presidentit dhe si pasojë kriza, pasi nuk pranohen nga një pjesë e popullsisë.

"Ne punojmë për një shtet të përbashkët, jemi zot në shtëpinë tonë. Nuk jemi pakicë, ne udhëheqim shtetin. Kjo është një qasje që keqkuptohet edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Nuk na duhet patronazh, ne jemi zot në shtëpinë tonë. Para 20 viteve kemi qenë të përjashtuar. Kemi qenë 0,2 shqiptarë në institucionet në vitin 2001, sot jem rreth 25 për qind. Nuk e marrim presidencën për të treguar dominim. Nuk është zonë e ndaluar për ne. Presidenti, që ka rolin e bashkuesit duhet të zgjidhet nga të gjithë bashkë", shtoi Osmani. fc/

Fotografia: BDI

 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR