• e martë, 02 korrik 2024

ZGJEDHJET 2024/ Kryesia e LSDM-së i jep mbështetje Pendarovskit për mandat të ri për president të shtetit

ZGJEDHJET 2024/ Kryesia e  LSDM-së i jep mbështetje Pendarovskit për mandat të ri për president të shtetit

 Shkup, 21 shkurt 2024 (MIA)  - Kryesia e LSDM-së pasdite  ka marrë vendim që ta mbështesë mandatin e dytë presidencial të Stevo Pendarovskit.

 

null

Burime partiake informojnë se pasdite në mbledhjen e kryesisë së LSDM-së është vendosur që Stevo Pendarovski të mbështetet për kandidat për president të shtetit. Ky vendim këto ditë  do të gjendet para anëtarëve të Këshillit Ekzekutiv dhe Qendror të partisë.  Ditëve të vijim tashmë janë planifikuar takime me partnerët e koalicionit,  ndërsa më 3 mars do të jetë edhe konventa promovuese zyrtare.

"Pendarovski është kandidat fitues, me kapacitetin më të madh të koalicionit, i cili së bashku me LSDM-në dhe partitë nga blloku progresiv, demokratik, fuqimisht e ndan vizionin për të ardhmen evropiane të shtetit. Ai në mandatin aktual e ktheu integritetin dhe kredibilitetin e institucionit President dhe tregoi se çfarë do të thotë të jesh president për të gjithë qytetarët", thonë nga LSDM-ja.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR