• e shtunë, 23 nëntor 2024

ZGJEDHJET 2024/ Kovaçevski: Në mandatin tim të dytë si kryeministër 1.000 euro do të jetë paga mesatare ndërsa minimalja 600 euro

ZGJEDHJET 2024/ Kovaçevski:  Në mandatin tim të dytë si kryeministër 1.000 euro do të jetë paga mesatare ndërsa minimalja 600 euro

Shkup, 29 shkurt 2024 (MIA) - Në mandatin tim të dytë si kryeministër, do të punojmë që ta arrijmë pagën mesatare deri në mbi 1.000 euro dhe pagën minimale 600 euro, dhe ju siguroj se me politikat e duhura është e arritshme, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, mbrëmë në Shtip në një fjalim gjatë hapjes së shtabit promovues të LSDM-së.

"Me punë të palodhur nuk ka qëllim të paarritshëm. Askush nuk besonte se një pagë mesatare prej 500 euro deri në vitin 2024 ishte e mundur dhe e arritshme. Por siç e dini, LSDM-ja e realizoi para kohe atë premtim. Sot paga mesatare është 650 euro. Kështu do të jetë edhe këtë herë", tha Kovaçevski.

Kemi bërë një ndryshim sistematik afatgjatë edhe për rritjen e pensioneve, pensioni mesatar sot është për 6.400 denarë më i lartë në krahasim me vitin 2016 ndërsa pensioni minimal për pothuajse 50% më i lartë. LSDM-ja mundësoi që pensionistët mesatarisht të marrin 6.000 denarë më shumë", shtoi Kovaçevski.

LSDM-ja edhe më tutje do të luftojë për Maqedoninë e Veriut të jetë një shtet i suksesshëm  në të cilin secili nga qytetarët do të ketë një jetë dinjitoze nga paga e tij e fituar, shtet në të cilin të rinjtë do të kenë arsim më cilësor, shtet në të cilin mbrojtja shëndetësore do të jetë në nivelin më të lartë, në të cilin çdo qytetar do të respektohet, do të jetojë në demokraci, në një shtet në të cilin ligjet do të vlejnë njejtë për të gjithë. Këtë e ofron programi ynë i ri me të cilin do të marrim pjesë në këto zgjedhje", tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në Shtip.

"Me sukses u përballëm me krizën energjetike, e kemi mbrojtur standardin e qytetarëve dhe likuiditetin e kompanive me masa antikrizë", tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, mbrëmë në Shtip.

 

Foto: LSDM

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR