• e enjte, 26 dhjetor 2024

ZGJEDHJET 2024/ Gërkovska: Nuk duhet që resurset shtetërore të shfrytëzohen për qëllime partiake gjatë fushatës, funksionarët t'i përmbahen Kodit të etikës

ZGJEDHJET 2024/ Gërkovska: Nuk duhet që resurset shtetërore të shfrytëzohen për qëllime partiake gjatë fushatës, funksionarët t'i përmbahen Kodit të etikës

Shkup, 29 shkurt 2024 (MIA) - Zgjedhjet janë test për pjekurinë demokratike. Nuk duhet të shfrytëzohen resurset shtetërore për qëllime partiake gjatë fushatës zgjedhore. Funksionarët dhe personat e zgjedhur dhe të emëruar duhet t'i përmbahen Kodit të etikës dhe të bëjnë dallimin ndërmjet aktiviteteve partiake dhe shtetërore, thotë zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska.

"Që të mos ketë përsëritje të asaj që ka ndodhur në të kaluarën kam dërguar letër të hapur deri te të gjithë subjektet, pavarësisht nivelit të qeverisjes ku ndodhen, për t'i përkujtuar mbi detyrimet e tyre se duhet të bëjnë dallimin midis aktivitetit partiak dhe asaj shtetërore dhe se nuk duhet të përdoren resurset shtetërore për qëllime partiake gjatë fushatës. Si person i angazhuar për monitorimin e Kodit të etikës për funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar nga ana e Qeverisë deri tani dhe si kabinet, kemi vepruar sipas të gjitha konstatimeve që kemi marrë pa dallim nëse janë nga media apo nga KSHPK si dhe nga qytetarë, por shpresoj që të gjithë ato aktivitete që i kemi pasur dhe vërejtjet që kemi dhënë do të jenë paralajmërim për të tjerët se si dhe në çfarë mënyre duhet të sillen gjatë kësaj periudhe", deklaroi Gërkovska pas prezantimit të efekteve të Sistemit informativ të E-inspektori.

Lidhur me atë se deri kur funksionarët duhet të paraqiten në aktivitete promovuese, Gërkovska thotë se çdo gjë që është brenda kornizës ligjore është e lejuar pasi, thotë ajo, “bëhet fjalë për një pjesë të detyrave të përditshme të funksionarëve, por pas fillimit të fushatës vlejnë rregullat e ashpra për këtë”.

“Kur të fillojë zyrtarisht fushata dihen dhe rregullat e ashpra të lojës dhe kush si dhe për çfarë lejohet të paraqitet dhe çfarë duhet të prezantojë apo të shfrytëzojë nga resurset”, nënvizon Gërkovska.

E pyetur nëse mendon se ka arsyetim në dallimin mes pagës mesatare dhe pagës që marrin funksionarët, Gërkovska thekson se pagat duhet të ndjekin kushtet e jetesës dhe shpreson që zgjidhja ligjore iniciuar nga LSDM-ja e cila parasheh uljen e vlerës së koeficientit për llogaritjen e pagave të funksionarëve dhe personave të zgjedhur dhe emëruar është konform Kushtetutën.

“Ajo që tani është propozuar si zgjidhje nga deputetët e LSDM-së, jemi të bindur se pas të gjitha konsultimeve paraqet kornizë kushtetuese, se nuk do të arrijmë në situatë që Gjykata Kushtetuese përsëri nëse zgjidhja miratohet, ta shfuqizojë sepse edhe një herë do të përsëris, konsideroj se është jokorrekte një dallim aq i madh pavarësisht ingerencave dhe përgjegjësive që kemi, duke marrë parasysh kushtet në të cilat jetojmë", thekson zëvendëskryeministrja Gërkovska.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR