• e shtunë, 23 nëntor 2024

ZGJEDHJET 2024/ Deri tani në KSHZ shtatë deklarata për pranimin e iniciativës për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidim për president

ZGJEDHJET 2024/ Deri tani në KSHZ shtatë deklarata për pranimin e iniciativës për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidim për president

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Deri te Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve (KSHZ) janë dorëzuar gjithsej shtatë deklarata për pranimin e iniciativës për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidim për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mbledhja e nënshkrimeve për listat e kandidatëve për president të vendit fillon nesër. 

Nga KSHZ-ja njoftojnë se tre nga parashtruesit e deklaratave Velo Markovski, Biljana Vankovska Cvetkovska dhe Stevço Jakimovski do të mbledhin nënshkrime për kandidaturë në zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe para noterëve që i kanë caktuar. KSHZ-ja publikon listat e noterëve ku do të mblidhen nënshkrimet për kandidimin për Velo Markovskin, Biljana Vankovska Cvetkovska dhe Stevço Jakimovskin, thonë nga KSHZ-ja.

Siç njoftoi KSHZ-ja, katër nga parashtruesit e kërkesës do të mbledhin nënshkrime për të kandiduar për president në zyrat rajonale të KSHZ-së: Tome Nikolloski, Bujar Osmani dhe Maksim Dimitrievski. qa/

Foto: аrkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR