• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zgjedhjen e Xhaferit e uroi presidenti i Shqipërisë Begaj dhe personalitete të tjera të larta politike

Zgjedhjen e Xhaferit e uroi presidenti i Shqipërisë Begaj dhe personalitete të tjera të larta politike

Tiranë, 28 janar 2024 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e uroi Talat Xhaferin për zgjedhjen e tij për shef të qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut.

"Urimet e mia më të përzemërta qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit të saj, zotit Talat Xhaferi! Pavarësisht kufizimit në kohë dhe në kompetenca, kjo qeveri ka sfidën dhe privilegjin për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme, për të ruajtur stabilitetin dhe kursin euro-atlantik të vendit si dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë gjithpërfshirëse dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik", shkroi begaj në Fejsbuk.

Ai gjithashtu vlerëson se shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV. "Ky është rasti që ata të dëshmojnë se e shohin lidershipin vetëm në perspektivën e integrimit të RMV në BE".

Ish-presidenti i Shqipërisë dhe lider aktual i Partisë së lirisë, Ilir Meta, përmes kumtimit në Fejsbuk, duke ia uruar zgedhjen Xhaferit, shpreh bindje të plotë se "nën kryesimin e tij qeveria e re do të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për konsolidim të procesit të lirë dhe të drejtë zgjedhor".

"Shqiptarët si faktor shtetformues qartë janë të orientuar drejt BE-së dhe NATO-s dhe kanë rol kyç për harmoni ndëretnike, stabilitet dhe të ardhme evropiane të Maqedonisë së Veriut. Jam i bindur se me lidershipin e tij dhe përkuishtimin gjithpërfshirës dhe kooperues të dëshmaur, pa dallim të dallimeve etnike dhe politike, Qeveria e re do të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për konsolidimin e procesit të lirë dhe të drejtë zgjedhor, në funksion të perspektivës për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE", shkroi Meta.

Zgjedhjen e Xhaferit e uroi edhe prefeti i Tiranës, Erion veliaj, i cili përmes rrjeteve sociale, vlerëson se ky vendim hapë epokë të re jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Maqedonisë së Veriut.

Që mbrëmë në Platformën X zgjedhjen e Xhaferit e uroi kryeministri Edi Rama duke e vlerësuar si moment historik zgjedhjen e kryeminsitrit të parë shqiptar në RMV, duke shtuar se "lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë shumë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në vendin fqinj dhe afirmimin e tyre so qytetarë të barabartë të RMV-së", dhe se me atë u ka dhënë "leksion historik të gjihëve".

Zgjedhja e Xhaferit, si kryeministër i parë shqiptar i Maqedonisë së veriut e uruan edhe liderë të partive të tjera politike. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR