• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, do të miratohen ndryshimet kushtetuese, pohon Kovaçevski

Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, do të miratohen ndryshimet kushtetuese, pohon Kovaçevski

Shkup, 11 maj 2023 (MIA) - Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, është i vendosur kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ai është i bindur se ndryshimet kushtetuese do të miratohen deri në nëntor.

Kovaçevski në paraqitjen e sotme në Kanal 5 edhe një herë tha se të gjitha partitë politike duhet të mbështesin anëtarësimin e vendit në BE.

"Unë gjithmonë besoj se qëllimi strategjik është i arritshëm. Ndryshimet kushtetuese do të dorëzohen para verës. Në Ministrinë e Drejtësisë është formuar një grup pune, ku përfaqësues të partive politike dhe ekspertë të akademisë dhe të së drejtës kushtetuese tashmë kanë nisur punën dhe përgatitjen e amendamenteve të propozuara, të cilat më pas do të gjenden në një debat publik me odat ekonomike, ndërsa më pas dhe në procedurë parlamentare para partive politike. Nuk mund të dalim në qor sokak sepse një ditë do të kemi 80 deputetë. Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë. Fillimisht do të ketë presidenciale, në gjysmën e dytë të marsit, ndërsa më pas, në gjysmën e dytë të qershorit do të ketë parlamentare. Mickoski ka pasur një ofertë për të votuar ndryshimet kushtetuese dhe pastaj për të shkuar në zgjedhje", theksoi Kovaçevski.

Sipas tij, përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së po përhapin histeri në opinion, ndërsa në Ambasadën e SHBA-së po “shpërthejnë si kotele”.

Kovaçevski në intervistë iu referua edhe sferës ekonomike. Ai vuri në dukje se Qeveria ngriti pagat minimale dhe mesatare, paralajmëroi rritje të re të pensioneve, përkujtoi se aktualisht vendi ka më së shumti investime të huaja dhe se për herë të parë është vendosur një bursë vendore e energjisë elektrike. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR