• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zgjedhje për përbërjen parlamentare 2024-2028

Zgjedhje për përbërjen parlamentare 2024-2028

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Në vend sot mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare, njëkohësisht me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Këto janë zgjedhjet e njëmbëdhjeta në të cilat duhet të zgjedhen 120 deputetë për mandatin kuvendor 2024-2028.

Deputetët zgjehden sipas modelit proporcional, me ç'rast vendet ndahen sipas metodës së Dontit. Territori i Republikës është ndarë në gjashtë njësi zgjedhore.

TË drejtë vote në zgjedhjet parlamentare kanë 1.815.350 votues të regjistruar në Listën zgjedhore. Në ekstraktet e Listës zgjedhore për votim janë regjistruar 1.716.664 votues.

Në Njësinë e parë zgjedhore ka 313183 votues, në NJZ 2 - 321087, në NJZ 3 - 275034, në NJZ 4 - 278721, në NJZ 5 - 310216 dhe në NJZ 6 - 317109  votues.

Në ekstraktin e veçantë të Listës zgjedhore për personat të cilët në pajtim me evidencën e organit kompetent janë në punë apo qëndrim të përkohshëm jashtë vendit janë regjistruar 96 010 votues, por në këto zgjehdje nuk ka votim për zgjedhjet parlamentare në diasporë.

Dje për deputetë votuan të sëmurët, të pafuqishmit, të burgosurit, personat në shtëpitë e të moshuarve...

Votuesit do të mund tëvotojnë me rrumbullakësimin e një prej numrave rendor para 17 listave të kandidatëve për deputetë - 12 koalicione dhe pesë parti politike. Lista për kandidatë për deputetë kanë Koalicioni për të ardhme evropiane, kryesuar nga LSDM, Koalicioni "Maqedonia Jote" e VMRO-DPMNE-së, Koalicioni Guximshëm për Maqedoninë, kryesuar nga GROM, Koalicioni Fronti evropian i BDI-së, partia politike E Majta, Koalicioni nga blloku opozitar shqiptar VLEN, partia politike ZNAM - Për Maqedoninë TOnë, Maqedonia e Vetme, Alternativa e Re Shkup, AVAJA, Lëvizja qytetare evropiane, Epoka maqedonase e treta/Lista të pavarura maqedonase - Sovranistët, Partia Jote, Rodina Maqedonia, E Djathta, Demokratët Shkup dhe Partia Punëtore. Vendi është ndarë në gjashtë njësi zgjedhore, ndërsa disa nga koaliconet dhe partitë kanë lista vetëm për njësi të caktuara zgjedhore.

Votimi edhe për zgjedhjet parlamentare edhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kryhet në 3480 vendvotime, fillon në orën 7:00 dhe zgjatë pa ndërprerë deri në orën 19:00. Votuesit të cilët do të haen në vendvotim do t'u mundësohet të votojnë. Qytetarët gjatë ditës vetëm njëherë do tl mund të vijnë në vendvotim dhe të votojnë për dy lloje të zgjedhjeve, ose vetëm për zgjehdjet presidenciale ose vetëm për zgjedhjet parlamenatre. Identifikimi i votuesve do të bëhet me aparate të ashtuquajtura fingerprint.

Procesverbalet dhe materialin tjetër zgjedhor, këshilli zgjedhor i dorëzon në KKZ në afat prej pesë orëve pas përfundimit të votimit.

Pas zgjehdjeve të zbatuara për deputetë të Republikës, KKZ u grumbullon rezultatet nga votimi i listës së kandidatëve, përpilon procesverbal dhe së bashku me tërë materialion zgjedhor e parashttron në KSHZ menjëherë, ndërsa më së voni deri në orën 12:00 nga përfundimi i votimit.

KSHZ rezultatet fillestare të zgjehdjeve, të marra përmes rrugës elektronike i publikon në mënyrë suksesive, ndërsa rezultatet në bazë të të dhënave nga procesvberbalet nga KKZ në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.

Rezultatet përfundimtare nga zgjehdjet Komisioni shtetëror zgjehdor i publikon menjëherë, ndërsa më së voni në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre. ab/

Foto: МIА 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR