• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zgjedhje për dy anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor

Zgjedhje për dy anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor

Shkup, 13 korrik 2023 (MIA) – Gjyqtarët supremë dhe gjyqtarët nga Apeli i Shkupit sot zgjedhin dy anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor.

Gjyqtari Naqe Georgiev nga Gjykata Supreme është kandidati i vetëm nga radhët e gjyqtarëve suprem, ndërsa në listën e kandidatëve për rajonin e apelit në Shkup dhe nga gjykatat administrative janë dy kandidatë - gjyqtari nga Gjykata Themelore e Kavadarit, Llazar Nanev dhe Antoneta Dimovska, gjyqtare në Gjykatën Civile në Shkup.

Në zgjedhjet të drejtë vote kanë gjithsej 236 gjyqtarë, 16 gjyqtarë suprem dhe 220 gjyqtarë nga rajoni i Apelit Shkup - Gjykata Themelore Civile Shkup, Gjykata Themelore Penale Shkup dhe gjykatat themelore nga Velesi, Kavadari, Negotinë, Gjevgjeli, Kumanovë, Kriva Pallankë dhe Kratovë, si dhe gjyqtarë nga Gjykata administrative dhe e lartë.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në orën 15:00.

Zgjedhjet janë për plotësimin e pozitave, pas dorëheqjes së gjyqtares supreme Mirjana Radevska-Stefkova dhe Zoran Gerasimovski gjyqtarit nga Apeli i Shkupit.

Këshilli përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët tetë anëtarë të Këshillit zgjidhen nga gjyqtarët nga radhët e tyre, pesë zgjidhen nga Kuvendi, dy prej të cilëve propozohen nga Presidenti i Shtetit, ndërsa anëtarë të Këshillit sipas detyrës zyrtare janë edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Ministri i Drejtësisë.

Mandati i anëtarëve të zgjedhur zgjat gjashtë vjet me të drejtën e një zgjedhjeje tjetër, ndërsa kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe Ministrit të Drejtësisë me përfundimin e detyrës u përfundon edhe mandati në Këshill. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR