• e diel, 25 gusht 2024

Zgjedhje për anëtar të Këshillit të prokurorëve publik nga zona e Prokurorisë së lartë publike Manastir

Zgjedhje për anëtar të Këshillit të prokurorëve publik nga zona e Prokurorisë së lartë publike Manastir

Shkup, 29 korrik 2024 (MIA) - Këshilli i prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot me fillim nga ora 10 në vendvotimin 1 në Manastir do të mbajë zgjedhje për anëtarë të Këshillit nga radhët e prokurorëve publikë nga rajoni i Prokurorisë së lartë publike të Manastirit.

Siç informojnë nga Këshilli, kandidatja e vetme e regjistruar e cila po ashtu i ka plotësuar kushtet është prokurorja themelore publike nga PTHP e Prilepit, Marijana Ilievska.

Lista e zgjedhësve përbëhet nga 22 prokurorë nga vendvotimi 1, ndërsa për zgjedhjen nuk nevojitet census. 

Vendvotimi mbyllet në orën 16:00. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR