• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zgjedhje për anëtar të Këshillit Gjyqësor më 4 shtator, gjykatësja Xheneta Begtoviq kandidatja e vetme

Zgjedhje për anëtar të Këshillit Gjyqësor më 4 shtator, gjykatësja Xheneta Begtoviq kandidatja e vetme

Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Gjykatësja Xheneta Begtoviq nga Gjykata Themelore Penale Shkup është kandidatja e vetme nga lista pas konkursit të publikuar për zgjedhje të anëtarit të Këshilli Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga radhët e pjesëtarëve gjykatës të bashkësive të cilat janë më pak se 20 për qind e popullatës. 

Në mbledhjen e sotme të Këshillit në të cilin ishte konkluduar Lista e zgjedhjeve gjyqësore dhe ishte formuar Komisioni për zbatimin e zgjedhjeve ishte marrë edhe vendim që zgjedhja të mbahet më 4 shtator 2024. 

Përveç kësaj, në mbledhjen e sotme ishte vërtetuar edhe ndërprerja e funksionit gjyqësor për shkak të përmbushjes së kushteve për kufirin e pensionit të moshës për gjykatëset Anita Danillova nga Gjykata e Lartë Administrative dhe Svetllana Poposka nga Gjykata Themelore Strugë. 

Me vendimin e sotëm të Këshillit Gjyqësor, gjykatësja Violeta Ilievska nga Gjykata e Lartë Administrative, ishte përcaktuar për u.d. kryetare e Gjykatës. 

Sot ishin zgjedhur edhe dy gjykatës të jurisë në Gjykatën e Apelit në Shkup. 

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme ishte miratuar edhe Ndryshimi dhe plotësimi i Planit vjetor për furnizime publike për vitin 2024 si dhe Ndryshim dhe plotësimi i Rregullores pës sistematizimin e vendeve të punës në Këshillin Gjyqësor të RMV-së.

Këshilli Gjyqësor, mes tjerash, në mbledhje i miratoi edhe procesverbalet nga mbledhje 489 dhe 490. 

Publiku ishte përjashtuar nga pikat për formimin e Komisionit për konstatimin e gjendjes në bazë të lëndëve, vendosje për kërkesën e gjykatësit për publik në procedurën për vërtetimin e përgjegjësisë së gjykatësit, kryetarit të gjykatës, formimin e komisioneve të raportuesve pas kërkesave të parashtruara për vërtetimin e përgjegjësisë së gjykatësit/kryetar i gjykatës dhe shqyrtimin e kërkesës së kryetarit të komisionit të raportuesve. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR