• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zgjedhje në Kroaci: Pas 98 për qind të votave të numëruara - HDZ ka 60, ndërsa SDP 42 mandate të deputetëve

Zgjedhje në Kroaci: Pas 98 për qind të votave të numëruara - HDZ ka 60, ndërsa SDP 42 mandate të deputetëve

Zagreb, 18 prill 2024 (MIA) - HDZ fitoi 60, ndërsa Partia Socialdemokratike (SDP) 42 mandate në zgjedhjet parlamentare në Kroaci, të mbajtura dje, tregojnë të dhënat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, pas 98 për qind votave të numëruara.

Për formimin e qeverisë, nevojitet përkrahje nga të paktën 76 për qind nga gjithsej 151 deputetë në Saborin kroat.

Kanë votuar 61,99 për qind të votuesve. Të drejtë të votës në zgjedhje kanë pasur rreth 3,7 milionë njerëz, që është për 127.000 më pak se para katër viteve.

Vijon Lëvizja Atdhetare me 14 mandate, Most me 11, ndërsa "Mundemi" me 10 mandate të fituara. IDS fitoi tre mandate, platforma e pavarur "Veri" dy, ndërsa koalicioni Fokus-Republika ka fituar një mandat.

Kryeministri i Kroacisë dhe kryetar i HDZ-së, Andrej Plenkoviq paralajmëroi se prej sot do të fillojë biseda për formimin e shumicës së re parlamentare për shkak të formimit të qeverisë së tretë të HDZ-së.

"HDZ fitoi bindshëm në zgjedhjet parlamentare për herë të tretë me radhë", deklaroi Plenkoviq në shtabin zgjedhor të HDZ-së në Zagreb pas zgjedhjeve të djeshme, ku fitoi HDZ-ja, por me vota të pamjaftueshme për qeveri të pavarur. Plenkoviq vlerësoi se Partia opozitare Socialdemokratike nuk meriton të formojë qeveri, por këtë duhet ta bëjë HDZ-ja si fitues i zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, edhe kryetari i partisë më të madhe opozitare SDP, Pegja Gërbin, paralajmëroi se prej sot do të fillojë biseda për koalicion të mundshëm paszgjedhor me partitë, të cilat paralajmëruan se nuk do të bëjnë koalicion me HDZ-në.

Kandidat për kryeministër i SDP-së është presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ish lider i kësaj partie. Ai nuk ishte në listën e SDP-së, pasi Gjykata kushtetuese ia ndaloi ta bëjë këtë, duke marrë parasysh atë që paraprakisht nuk dha dorëheqje nga funksioni president i shtetit. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR