• e enjte, 26 dhjetor 2024

ZGJEDHJE 2024: Në mënyrë profesionale, të paanshëm dhe të balancuar

ZGJEDHJE 2024: Në mënyrë profesionale, të paanshëm dhe të balancuar

Shkup, 3 prill 2024 (MIA) - Agjencia informative mediatike - MIA gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të punojë në bazë të parimeve programore - në mënyrë profesionale, të paanshëm dhe të balancuar dhe në përputhje me Kodin e Gazetarëve.

MIA për aktivitetet zgjedhore të pjesëmarrësve në zgjedhje do të njoftojë në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

MIA në kuadër të mundësive të saj dhe në përputhje me standardet profesionale gazetareske dhe politikën editoriale, do të njoftojë me tekst, foto dhe video për aktivitetet e kandidatëve për president, kandidatëve për deputetë, partive politike dhe koalicioneve që do të marrin pjesë në fushatën zgjedhore në bazë të kandidatëve për president dhe listat e kandidatëve të përcaktuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

MIA në vazhdimësi do ta monitorojë dhe do të njoftojë për punën e KSHZ-së.

MIA do t'i publikojë të gjitha listat zgjedhore, si dhe vendimet e Gjykatës Administrative lidhur me aktivitetet zgjedhore.

MIA do t'i prezantojë programet e kandidatëve për president, partive politike dhe koalicioneve. Do të informojë më gjerësisht me tekst, foto dhe video për aktivitetet fillestare dhe përfundimtare të pjesëmarrësve në zgjedhje. Aktivitetet tjera të pjesëmarrësve në zgjedhje do të monitorohen nga MIA në përputhje me standardet e agjencisë profesionale.

MIA gjatë informimit për aktivitetet zgjedhore do të ketë parasysh nëse përfaqësuesit shtetëtore veprojnë në emër të institucioneve që përfaqësojnë apo në emër të partisë së tyre. Nëse ndonjëherë në fushatë mbizotërojnë pasionet politike dhe ka deklarata të pamata, raportimi i MIA-S do të jetë profesional dhe në nivelin e pranueshmërisë.

MIA do t'i publikojë parashikimet e zgjedhjeve dhe sondazhet e opinionit publik në të cilat do të tregohet qartë se kush i ka porositur, kush i ka bërë, sa është mostra, a është anketim telefonik apo në terren dhe cili është gabimi i mundshëm i mostrës. Anketat pa etiketa metodologjike dhe pa mostër përfaqësuese nuk do të merren parasysh. Sipas rregullores ligjore, anketat do të publikohen jo më vonë se pesë ditë para ditës së votimit.

MIA në ditën e zgjedhjeve do t'i publikojë deklaratat e përfaqësuesve shtetërore dhe liderëve partiakë, me etiketë për media - EMBARGO E PUBLIKIMIT DERI NË ORËN 19:00.

Lajmet më të rëndësishme për aktivitetet zgjedhore dhe rezultatet zgjedhore do të transmetohen edhe në servisin anglez të MIA-s. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR