• e diel, 07 dhjetor 2025

Zgjedhja e ministrit të ri të Shëndetësisë do të jetë në rend dite në seancën e caktuar më 12 qershor, paralajmëroi Mickoski

Zgjedhja e ministrit të ri të Shëndetësisë do të jetë në rend dite në seancën e caktuar më 12 qershor, paralajmëroi Mickoski

Shkup, 3 qershor 2025 (MIA) - Zgjedhja e ministrit të ri të Shëndetësisë do të jetë në rendin e ditës të seancës parlamentare të caktuar më 12 qershor, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke potencuar se bëhen përpjekje nëse Parlament organizohet kjo të realizohet dhe më herët, më 5 ose 9 qershor.

Vendimi për ministër të ri të Shëndetësisë të emërohet Azir Aliu, Mickoski potencoi se është marrë javën e kaluar dhe aplikimi u dorëzua deri tek Parlamentit të premten.

"Fatkeqësisht, sot është një ditë e tillë, pra nuk mund menjëherë të vendoset në rend të ditës. Po përpiqemi që në një farë mënyre ta arrijmë këtë para 12 qershorit, kur është caktuar seanca e radhës. Nëse ia dalim me sukses, dy terminë janë dhënë si opsion në qershor – 5 dhe 9, por le të shohim nëse Parlamenti arrin të organizohet dhe pastaj të caktojë seancë, nëse jo më 12 qershor do të jenë pjesë e rendit të ditës edhe ministri i Shëndetësisë edhe zëvendësministrat", tha ai duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri.

Azir Aliu është ish ministër i Shoqërisë informatike dhe administratës dhe është pjesë e Aleancës për Shqiptarët e cila mbetet në koalicionin "VLEN", pas dorëheqjes më 15 maj të këtij viti të Arben Taravarit dhe vendimit të tij për të kaluar në opozitë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR