Zeqirija Ibrahimi: Përveç Ramiz Merkos, tash edhe Artan Grubi është në Listën e zezë, hajnia ka emër
- Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth Listës së zezë të SHBA-ve, duke theksuar se ky është një paralajmërim i qartë për ata që janë të përfshirë në korrupsion.
- Post By Fami Bajrami
- 00:20, 10 dhjetor, 2024
Shkup, 10 dhjetor 2024
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka komentuar zhvillimet e
fundit rreth Listës së zezë të SHBA-ve, duke theksuar se ky është një
paralajmërim i qartë për ata që janë të përfshirë në korrupsion.
Sipas Ibrahimit, pas Ramiz Merkos, tani edhe Artan Grubi është shtuar në këtë
listë, duke e vërtetuar se korrupsioni dhe keqpërdorimi i pushtetit nuk
mund të mbeten pa pasojat e duhura.
“E paralajmërova para disa ditësh se Lista e zezë e SHBA-ve do të
pasurohet, dhe ja, tani është edhe Artan Grubi në këtë listë. Ky është
një mesazh i fortë për ata që janë përfshirë në korrupsion. Hajnia ka
emër, dhe ata që e kanë bërë këtë krim duhet të mbajnë përgjegjësi,” tha
Ibrahimi.
Alternativa
___________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.