• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zendeli nga Strasburgu: Përshtypja ime është se çështjen e Bullgarisë po na e lënë vet ta zgjidhim

Zendeli nga Strasburgu: Përshtypja ime është se çështjen e Bullgarisë po na e lënë vet ta zgjidhim
Strasburg, 11 tetor 2022 (MIA) Deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, e cila është anëtare e delegacionit të Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në debatin e sotëm në Strasburg për Ballkanin Perëndimor e vlerësoi si pozitiv, pasi thuajse të gjithë deputetën shprehën qëndrim se është e nevojshme të zgjerohet BE-ja dhe se rajoni është pjesë e Evropës dhe nuk duhet t'i lejohet Ballkanit të kryqëzohen forca të tjera ose interesa, njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu. "Ky ishte mesazhi kryesor. Fatkeqësisht, nuk është folur shumë për çështjet e hapura që ekzistojnë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, nëse nuk merret parasysh rasti i Serbisë dhe Kosovës, i cili u përmend disa herë nga disa folës", thotë Zendeli. Fakti që çështja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nuk u përmend si çështje e hapur, sipas saj, tregon se vendet e Këshillit të Evropës e konsiderojnë historinë tonë ndoshta jo si të përfunduar, por si një histori suksesi që tani do të varet shumë më tepër nga qeveritë sesa nga Këshilli i Evropës ose organe të tjera ndërkombëtare. "Kam përshtypjen se në këtë fazë po na lënë ta zgjidhim atë çështje. Është e rëndësishme që mesazhi ishte pozitiv, ne e shohim veten si një shembull pozitiv. Marrëveshja e Prespës është përmendur disa herë si shembull se Ballkani mund t'i zgjidhë problemet e veta", deklaroi Zendeli.

QËNDRONI TË LIDHUR