• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zendeli: Ka pengesë nga qeveria për zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së

Zendeli: Ka pengesë nga qeveria për zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së

Shkup, 12 dhjetor 2023 (MIA)  -  Deputeti i Lëvizjes "Besa", Fadil Zendeli, sot në konferencë për shtyp ka vlerësuar se ka pengesë dhe bllokadë nga ana e BDI-së, LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët për zgjedhjen e anëtarit të ri të KSHZ-së.

Ai akuzoi se kryetarja e Komisionit Parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, Marija Georgievska e bllokon procesin e zgjedhjes së anëtarit të ri të KSHZ-së duke mos caktuar seancë të këtij organi me këtë pikë të rendit të ditës. 

 "Bllokada rrjedh në lidhje të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryetares së Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, Marija Georgievska. Pasi kaloi si pikë në rendin e ditës të Kuvendit, përfundoi shpallja në lidhje me kandidatët që aplikuan dhe me sa jam i informuar kanë aplikuar pesë kandidatë. Ajo tashmë ka përfunduar më 16 nëntor dhe tani në Komisionin ç[r Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve duhet vetëm të përcaktohet lista e kandidatëve të cilët i përmbushin kushtet për t'u bërë anëtar anëtar  i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Nuk ka debat, nuk ka votim", tha Zendeli.

 Theksoi se nga ana e tyre ka pasur iniciativa që të mbahet një seancë e tillë e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve.

"Është e qartë bllokada dhe pengesa që të mos ketë anëtar të KSHZ-së, sepse për të zgjedhur një anëtar të KSHZ-së nevojiten 80 vota, për të cilat ne me opozitën maqedonase tashmë jemi harmonizuar. Pengesa e qeverisë është i qartë që opozita shqiptare të mos mund të përfaqësohet me cilësi në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve", tha Zendeli. 

 Sipas informacioneve të tij, më 18 dhjetor është caktuar seanca e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve me një pikë tjetër të rendit të ditës. Siç tha, do të insistojnë që rendi i ditës të plotësohet me këtë pikë.

Pas emërimit të Krenar Llogës ministër i Drejtësisë është zbrazur një vend në KSHZ.  Kandidat për anëtar të KSHZ-së nga ana e bllokut opozitar shqiptar  është Abdush Demiri. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR