• e hënë, 28 tetor 2024

Zelenski: Ukraina zgjeron formatin e bashkëpunimit me vendet e Evropës Veriore

Zelenski: Ukraina zgjeron formatin e bashkëpunimit me vendet e Evropës Veriore

Kiev, 28 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski mbrëmë deklaroi se gjatë javës priten lajme të reja diplomatike dhe pako shtesë mbështetëse për Ukrainën.

"Sot bëhemi gati për punë me partnerët për javën para nesh, veçanërisht me partnerët tanë evropian - me ata të cilët na mbështesin në mënyrë thelbësore dhe efektive. Kemi krijuar format të ri bashkëpunimi - Ukraina plus vendet e Evropës veriore. Në kuadër të këtij formati, vazhdimisht po e rrisim bashkëpunimin tonë, qoftë ai mbrojtës, politik apo ekonomik. Në qendër të kësaj është vizioni ynë i përbashkët për Evropën që duam t'ua lëmë brezave të ardhshëm", theksoi Zelenski në video fjalimin e mbrëmshëm. 

Ai paralajmëroi gjithashtu negociatat me anëtarët e Këshillit nordik. "Do të bisedojmë me vendet nordike për hapat e reja parimore të cilat do të rrisin presionin ndaj Rusisë për këtë luftë dhe do të nxisin diplomacinë e drejtë. Këtë javë do të ketë lajme të reja diplomatike dhe pako mbështetëse për Ukrainën", tha Zelenski.

Më herët, kryeministri finlandez, Piteri Orpo njoftoi takim me Zelenskin. "Me padurim e pres takimin me presidentin Zelenski në Këshillin nordik në Rejkjavik. Finlanda është një nga mbështetësit më të fortë të Ukrainës në Evropë", tha Orpo. 

Në faqen zyrtare të Këshillit nordik u njoftua se presidenti ukrainas do të marrë pjesë në seancën e këshillit, ku do t'u drejtohet anëtarëve të asamblesë në Rejkjavík më 29 tetor. Tema kryesore e seancë së këtij viti është "Paqja dhe siguria në Arktik".

Gjatë vizitës së tij në Islandë, Zelenski do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me kryeministrat e vendeve nordike. qa/

Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR