• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zelenski: Ukraina ka marrë vetëm 30 për qind të granatave të premtuara nga BE-ja

Zelenski: Ukraina ka marrë vetëm 30 për qind të granatave të premtuara nga BE-ja

Kiev, 26 shkurt 2024 (MIA) - Ukraina ka marrë vetëm 30 për qind nga një milion granatat artilerike të cilat Bashkimi Evropian premtoi se do t'i dërgojë, deklaroi sot kryetari i atij shteti Volodomir Zelenski.

"Një një milion granata që na i premtoi Bashkimi Evropian, për fat të keq, nuk erdhën 50 për qind, por vetëm 30 për qind", tha Zelenski në konferencën për media me kryeministrin bullgar Nikollaj Denkov në Kiev.

Denkov sot e vizitoi Kievin, kishte takim me Zelenskin dhe e konfirmoi mbështetjen e Bullgarisë për Ukrainën. Ai theksoi se qeveria bullgare qëndron në anën e drejtësisë dhe do të vazhdojë ta mbrojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. 

"Mbështetja jonë për Ukrainën është mbrojtje e të gjithë neve", tha Denkov në brifingun e përbashkët me Zelenskin. 

Sipas tij, "ambiciet për agresionin rus janë kërcënim direkt për sigurinë kombëtare të Bullgarisë". fc/

Fotografia: EPA 

 
 

 

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR