Zelenski: Ukraina dëshiron paqe
- Ukraina dëshiron paqe, ndërsa Rusia është "arsyeja e vetme se pse lufta vazhdon", deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në prag të bisedimeve me Uashingtonin që do të mbahen në Arabinë Saudite.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:03, 10 mars, 2025

Kiev, 10 mars 2025 (MIA) - Ukraina dëshiron paqe, ndërsa Rusia është "arsyeja e vetme se pse lufta vazhdon", deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në prag të bisedimeve me Uashingtonin që do të mbahen në Arabinë Saudite.
"Ukraina është përpjekur për paqe që në sekondën e parë të luftës, ndërsa ne çdoherë kemi folur se arsyeja e vetme pse vazhdon lufta është Rusia", ka thënë Zelenski në Telegram.
Takimi mes delegacionit të SHBA-së dhe Ukrainës duhet të mbahet nesër në Arabinë Saudite. qa/
Foto: DPA