Zelenski: Të gjitha kompromiset me Rusinë do të duhet Ukraina t'i vendosë në referendum
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:12, 21 mars, 2022
Kiev, 21 mars 2022 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski sot deklaroi se të gjitha kompromiset me Rusinë do të duhet të vendosen në referendum në Ukrainë.
Komentin Zelenski e dha gjatë intervistës për radiodufuzerin ukrainas Suspilne dhe kjo mund të sinjalizojë se liderët në vend i shqyrtojnë mundësitë praktike për çdo lloj të zgjidhjes paqësore.
Ndërkaq, është e rëndësishme të theksohet se ekziston një skepticizëm i përhapur midis Perëndimit rreth kësaj nëse Rusia me qëllim të mirë përfshihet në negociatat paqësore për shkak të pretendimeve se ata i përdorin negociatat si diversion derisa vazhdojnë ta sulmojnë Ukrainën. ar/