• e premte, 27 dhjetor 2024

Zelenski: Putini ka frikë nga populli i tij, vetëm ai mund ta ndryshojë

Zelenski: Putini ka frikë nga populli i tij, vetëm ai mund ta ndryshojë
Londër, 7 tetor 2022 (MIA) – Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin nuk ka frikë nga sulmi bërthamor. Ai ka frikë nga shoqëria e tij, nga populli i tij. Meqë vetëm ky popull mund ta ndryshojë, t'i marrë fuqinë dhe t'ia japë dikujt tjetër, vlerëson presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski. Ai në intervistën për "Bi-Bi-si" bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve parandaluese kundër Rusisë. Siç pohon presidenti i Ukrainës, përfaqësuesit e shtetit filluan ta përgatisin shoqërinë ruse për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore në luftë. "Ata fillojnë të përgatisin shoqërinë e tyre. Është shumë e rrezikshme. Ata nuk janë gati ta bëjnë këtë, ta përdorin atë. Por ata fillojnë të komunikojnë. Nuk e dinë nëse do ta përdorin apo jo. Mendoj se është e rrezikshme edhe të flitet për këtë", sqaroi Zelenski, duke folur për përdorimin e mundshëm rus të armëve bërthamore. Ai shtoi se nuk ka bërë thirrje për sulme bërthamore të Rusisë. Fjalën që e ka përdorur në gjuhën ukrainase është keqkuptuar. Sipas Zelenskit, është e nevojshme të veprohet tani pasi "kanosjet e Rusisë janë rrezik për të gjithë planetin". Moska "tashmë e ka bërë një hap me marrjen e centralit bërthamor Zaporozhje". Bëhet fjalë për centralin më të madh bërthamor në Evropë, që presidenti rus ka tentuar ta shndërrojë në pronë ruse. Ai e komentoi edhe mobilizimin e pjesshëm rus. Presidenti i Ukrainës ju bëri thirrje rusëve "të luftojnë për të drejtat, trupin dhe shpirtin e tyre". "Këta fëmijë të mobilizuar tani vijnë pa mitraloz, jelekë antiplumb, janë vetëm mish për top... Nëse nuk duan të jenë qebap, duhet të luftojnë për jetën e tyre", deklaroi Zelenski.

QËNDRONI TË LIDHUR