• e diel, 29 dhjetor 2024

Zelenski: Pse KB-ja e lejon Lavrovin të marrë pjesë në samitin në Nju-Jork në kulmin e pushtimit ndaj Ukrainës

Zelenski: Pse KB-ja e lejon Lavrovin të marrë pjesë në samitin në Nju-Jork në kulmin e pushtimit ndaj Ukrainës

Nju-Jork, 19 shtator 2023 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski sot i pyeti kompetentët në KB se pse shefit të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, i është lejuar që të marrë pjesë në samitin në Nju-Jork edhe krahas pushtimit ndaj Ukrainës. 

Volodomir Zelenski gjatë vizitës në spitalin në Nju-Jork, ku po mjekohen ushtarët ukrainas të plagosur në luftën me Rusinë, tha se përfaqësuesit botërorë duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë vendim. 

"Për ne është shumë me rëndësi që partnerët tanë t'i dëgjojnë të gjitha fjalët dhe porositë tona. Nëse në Kombet e Bashkuara ende nuk ka, që është për keqardhje, ka vend për terroristët rusë, atëherë ajo është pyetje për të gjitha anëtarët e KB-së", tha Zelenski. 

Presidenti i Ukrainës më vonë sot do të ketë fjalim para përfaqësuesve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, ndërsa nesër në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së KB-së do të flasë për luftën në Ukrainë. 

Pritet që në këtë mbledhje vërejtje të tija të ketë Sergej Lavrovi. Gjithashtu, kjo do të jetë hera e parë nga fillimi i pushtimit rus ndaj Ukrainës që Lavrovi dhe Zelenski të takohen "sy më sy". 

Kur direkt ishte pyetur nëse do të mbetet në atë hapësirë gjatë fjalimit të Lavrovit, presidenti i Ukrainës vetëm tha: "Nuk e di si do të jetë, me të vërtetë". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR