Zelenski: Planifikoj sot të bisedoj me Trampin
- Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski sot në Helsinki deklaroi se planifikon të bisedojë me presidentin amerikan Donald Tramp më vonë gjatë ditës.
- Post By Fami Bajrami
- 13:25, 19 mars, 2025

Helsinki, 19 mars 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski sot në Helsinki deklaroi se planifikon të bisedojë me presidentin amerikan Donald Tramp më vonë gjatë ditës.
Zelenski pas bisedimeve me presidentin finlandez Aleksandar Stub tha se ai pret nga Trampi të dëgjojë detaje nga biseda e tij me presidentin rus Vlladimir Putin të martën, publikoi servisi publik finlandez Ile.
Ai theksoi se Ukraina është e gatshme të dërgojë delegacion në SHBA për të diskutuar për armëpushim, duke deklaruar se lufta nuk mund të përfundojë pa pjesëmarrjen e Ukrainës në negociata.
Presidenti ukrainas falënderoi Finlandën për mbështetjen e saj ushtarake dhe humanitare për Ukrainën.
Zelenski shfaqi shpresën se në fund do të vjen deri tek armëpushimi dhe përsëriti se Ukraina nuk kishte ndërmend të pranonte "pretendimet territoriale të Rusisë".
Presidenti ukrainas theksoi rëndësinë e mbështetjes së bashkësisë ndërkombëtare për Ukrainën.
Zelenski përmendi mes tjerash se bashkëpunimi i Ukrainës me prodhuesit finlandez të armëve është i mundur.
Përveç kësaj, presidenti ukrainas përsëriti aspiratën e Ukrainës për t'u bashkuar me NATO-n dhe BE-në. rq/
Foto: arkivi i MIA-s