• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zelenski pas samitit në Paris: Rusia nuk dëshiron paqe, por më shumë territor

Zelenski pas samitit në Paris: Rusia nuk dëshiron paqe, por më shumë territor

Paris, 27 mars 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski, pas përfundimit të samitit në Paris, të koalicionit të ashtuquajtur të përgatiturve, deklaroi se Rusia nuk dëshiron paqe.

Në Pallatin e Eliseut, më shumë se tridhjetë vende aleate të Kievit diskutuan për më shumë se tre orë finalizimin e garancive për sigurinë e Ukrainës. Një nga opsionet që po shqyrtohet është vendosja e forcave paqeruajtëse evropiane, si pjesë të një marrëveshjeje të ardhshme paqesore me Rusinë – edhe pse tani për tani kjo është vetëm një mundësi hipotetike.

"Kushtet ruse për armëpushim në Detin e Zi janë joreale", deklaroi Zelenski.

Ai theksoi se Moska po përpiqet të zvarritë negociatat për të pushtuar edhe më shumë territor në Ukrainë.

Zelenski, gjithashtu, paralajmëroi se çdo heqje e sanksioneve kundër Rusisë në këtë kohë do të ishte një "katastrofë për diplomacinë". rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR