Zelenski paralajmëron: E mundur është që Putini të përdorë armë bërthamore, të jeni të përgatitur
- Post By Fami Bajrami
- 16:15, 15 prill, 2022
Kiev, 15 prill 2022 (MIA)- Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski në deklaratën për Si-En-En ka paralajmëruar se “të gjitha vendet e botës” duhet të përgatiten mbi mundësinë që presidenti rus Vlladimir Putin të përdorë armë taktike bërthamore në luftën kundër Ukrainës.
Në intervistën nga kabineti i presidentit në Kiev, Zelenski ka thënë se Putini mund të kthehet në armë bërthamore ose kimike, pasi nuk i vlerëson jetët e ukrainasve.
“Jo vetëm unë, mbarë bota, të gjitha vendet duhet të shqetësohen”, tha ai. Për të, jetët e njerëzve nuk vlejnë asgjë. Dhe ky nuk është problem vetëm për Ukrainën, por për mbarë botën”, ka thënë Zelenski.
Para kësaj, në fjalimin para kombit, Zelenski tha se ukrainasit duhet të jenë krenar që kanë mbijetuar 50 ditët e sulmeve ruse. Ai e ka quajtur invazionin rus absurd dhe vetëvrasës. “Kemi mbijetuar 50 ditë, 50 ditë invazion rus edhe pse okupatorët na dhanë më së shumti pesë ditë”, tha ai.