• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zelenski para Këshillit për Siguri i bëri thirrje KB-së menjëherë të reagojë

Zelenski para Këshillit për Siguri i bëri thirrje KB-së menjëherë të reagojë
Nju-Jork, 5 prill 2022 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski, i bëri thirrje sot KB-së që të reagojë "menjëherë" ndaj "krimeve të luftës" të kryera nga Rusia në vendin e tij dhe shtoi se në të kundërtën organizata botërore duhet vetëm "të shpërbëhet". Në një fjalim  përmes video lidhjes së drejtpërdrejtë  drejtuar Këshillit të Sigurimit, Zelenski u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të përjashtojnë Rusinë nga Këshilli i Sigurimit, ku është një nga pesë anëtarët e përhershëm, dhe të reformojnë sistemin e KB-së në mënyrë që "e drejta e vetos të mos nënkuptojë e drejta për të vdekur." "Tani na duhen vendimet e Këshillit të Sigurimit për Paqen në Ukrainë. Nëse nuk dini si ta merrni këtë vendim, mund të bëni dy gjëra, tha presidenti ukrainas. Zelenski propozoi që Rusia të përjashtohet "si një agresor dhe iniciator i luftës në mënyrë që të mos bllokojë vendimet që lidhen me agresionin e saj" kundër Ukrainës. "Atëherë bëni gjithçka që mundeni për të arritur paqe"”, shtoi Zelenski në një fjalim ku mori pjesë Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh. Zelenski theksoi se opsioni i dytë është reforma në KB-së dhe nëse nuk ka alternativa të tjera, opsioni tjetër është shpërbërja e organizatës botëror. Gjatë fjalimit të tij, presidenti ukrainas shfaqi një video të papërpunuar që tregon qartë trupat dhe pjesët e trupave të të vrarëve në Ukrainë. Videoja zemëroi kryetaren aktuale të Këshillit të Sigurimit të KB-së, ambasadoren britanike Barbara Vudvord, e cila tha se bëhet fjalë për një "fotografi të frikshme" skandaloze. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR