• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zelenski: Nuk shikoj dëshmi për tërheqjen e trupave ruse

Zelenski: Nuk shikoj dëshmi për tërheqjen e trupave ruse
Kiev, 16 shkurt 2022 (MIA) - Lideri ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi sot se nuk ka parë asnjë dëshmi për tërheqjen e trupave ruse nga kufijtë e vendit të tij. Ai theksoi se Moska thjesht po i dislokon forcat. "Shohim rotacione të vogla. Unë këto rotacione nuk do t'i quaja tërheqje të forcave nga ana e Rusisë. Nuk mund ta pohojmë këtë", deklaroi Zelenski. Ai shtoi se “nuk shohin asnjë ndryshim”. Presidenti i Ukrainës e shfrytëzoi fjalimin për "Ditën e unitetit" dhe theksoi se Ukraina nuk ka frikë nga një pushtim i mundshëm rus, duke premtuar se vendi i tij do të kundërpërgjigjet. "Ne nuk kemi frikë nga parashikimet, nuk kemi frikë nga askush, nga asnjë armik. Do të mbrohemi", theksoi Zelenski në një ngjarje të organizuar nga armata në qytetin portual lindor të Mariupol. mb/

.

QËNDRONI TË LIDHUR