Zelenski ka shkarkuar një zyrtar të lartë për shkak të akuzave për korrupsion
- Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski ka shkarkuar Ilja Vitjuk, zyrtarin e lartë të shërbimeve të inteligjencës SBU, për shkak të akuzave për korrupsion, njoftoi DPA.
- Post By Fami Bajrami
- 08:47, 2 maj, 2024
Kiev, 2 maj 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski ka shkarkuar Ilja Vitjuk, zyrtarin e lartë të shërbimeve të inteligjencës SBU, për shkak të akuzave për korrupsion, njoftoi DPA.
Dekreti është publikuar mbrëmë në ueb faqen e presidentit ukrainas, pa saktësuar shkaqet e shkarkimit.
Vitjuk ishte shef i repartit për siguri kibernetike në Shërbimeve të sigurisë së Ukrainës (SBU).
Paraprakisht, mediat ukrainase publikuan hetime, në të cilat thuhej se gruaja e Vitjuk ka blerë banesë luksoze në qendër të Kievit. rq/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s