• e hënë, 08 korrik 2024

Zelenski ia uron fitoren Siljanovska-Davkovës

Zelenski ia uron fitoren Siljanovska-Davkovës

 Shkup, 10 maj 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka uruar fitoren për presidente të shtetit Gordana Siljanovska Davkovës.

"Urime për Gordana Siljanovska Davkovën për fitoren e saj bindëse. I dëshiroj një mandat të suksesshëm dhe të frytshëm. E vlerësojmë partneritetin tonë të fortë dhe e vlerësojmë mbështetjen e Shkupit për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus. Me kënaqësi pres ta forcojmë bashkëpunimin tonë dypalësh me qëllim që t'i kthejmë paqen dhe stabilitetin në Evropën tonë të bashkuar", ka shkruar Zelenski mbrëmë në rrjetin Iks.

 Profesoresha Gordana Siljanovska Davkova shprehu falënderim për urimin në gjuhën ukrainase, maqedonase dhe angleze.

 "I nderuari President Zelenski, sot kur e festojmë Ditën e Evropës gjithashtu  kujtojmë se fati i kombit ukrainas është nën kërcënim. Ne e mbështesim Ukrainën dhe i ofrojmë solidaritetin e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë për arritjen e një paqeje të drejtë dhe siguri reale afatgjatë. Asnjë komb europian, i cili ndan dhe mbron vlerat e përbashkëta evropiane, nuk duhet të lihet jashtë unitetit evropian. Pres  që më tej  ta forcojmë bashkëpunimi dypalësh dhe shpresoj për pranim të shpejtë të dy vendeve tona në BE", theksoi Siljanovska Davkova.

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR