• e premte, 27 dhjetor 2024

Zelenski i zemëruar për sulmin masiv në Kiev: Rusia do përgjegjigjet për çdo viktimë

Zelenski i zemëruar për sulmin masiv në Kiev: Rusia do përgjegjigjet për çdo viktimë

 Kiev, 2 janar 2024 (MIA)  -   Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot deklaroi se Rusia do të përgjigjet për çdo jetë të marrë, pas sulmeve me raketa herët në mëngjes dhe sulmeve me dronë në disa lokacione në Ukrainë, veçanërisht në Kiev dhe Harkov.

 Sipas Zelenskit, sot në Ukrainë janë lëshuar pothuajse 100 raketa të llojeve të ndryshme, të paktën 70 raketa janë rrëzuar, nga të cilat pothuajse 60 ishin në zonën e Kievit.

 Sulme të ashpra pati në Harkov dhe pasojat e tyre për momentin po hiqen.

 "Për fat të keq, ka persona të vdekur", tha ai.

 Zelenski shprehu ngushëllime për familjet dhe miqtë e të vdekurve.

 "Shumë njerëz pësuan. Të gjithë marrin ndihmën e nevojshme. Falënderoj punonjësit në Shërbimin Shtetëror për Gjendje të Jashtëzakonshme të Ukrainës, policët, mjekët dhe të gjithë ata që ndihmojnë njerëzit", shtoi presidenti ukrainas.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR