• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zelenski i kujdesshëm lidhur me informatën se SHBA-ja miratoi përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë

Zelenski i kujdesshëm lidhur me informatën se SHBA-ja miratoi përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë

Kiev, 18 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski mbrëmë me kujdes e mori informatën se administrata e presidentit amerikan Xhozef Bajden do ta lejojë Ukrainën të përdorë armë që i siguroi nga SHBA-ja për sulme thellë në territorin rus.

Zelenski këtë e deklaroi gjatë fjalimit të tij të rregullt, por nuk e konfirmoi drejtpërdrejtë lajmin, transmeton Beta.

Duke e përkujtuar rëndësinë e "kapacitetit të raketave me rreze të gjatë veprimi" për ushtrinë, Zelenski tha se shumë mediume lajmëruan se Ukraina është e autorizuar "të ndërmarrë masa adekuate".

"Megjithatë, sulmet nuk kryhen me fjalë, gjëra të tilla nuk paralajmërohen. Raketat do të flasin vetvetiu", tha Zelenski.

Shtëpia e Bardhë akoma nuk publikoi asgjë rreth kësaj çështjeje.

Ky hap i SHBA-së, dy muaj para se presidenti i sapozgjedhur, Donald Tramp ta marrë funksionin më 20 janar, pason pas kërkesave disamujore të presidentit ukrainas për ta lejuar ushtrinë ukrainase të përdorë armë amerikane për të goditur caqe ushtarake ruse përtej kufirit.

Ndryshimi i politikës amerikane pasoi pas sistemimin rus të trupave tokësore verikoreane për plotësim të forcave të veta, që shkaktoi alarm në Uashington dhe Kiev.

Njujork tajms dhe Bi Bi Si dje lajmëruan se tre burime të njoftuara me këtë çështje konfirmuan për agjencinë Rojters se Bajdeni e ka lejuar Ukrainën të përdorë raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi për sulme thellë në territorin e Rusisë. ab/

Foto: Х skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR