• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zelenski i bëri thirrje NATO-s nga Samiti në Vilnus t'i dërgojë Ukrainës "sinjal të qartë" për anëtarësim

Zelenski i bëri thirrje NATO-s nga Samiti në Vilnus t'i dërgojë Ukrainës

Pragë, 7 korrik 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski u bëri thirrje liderëve të NATO-s të ndërmarrin hapa konkret për pranim të Ukrainës në Aleancë në samitin në Vilnus javën e ardhshme, ndërsa për atë e mori mbështetje n nga presidenti çek, Petr Pavel gjatë vizitës së tij në Pragë.

Zelenski tha se vendit të tij, e cila për 17 muaj po lufton kundër agresorëve rusë, i nevojitet shumë më tepër se deklarata e përgjithshme se dera e NATO-s është vetëm "e hapur".

Ukraina kërkon shenjë të qartë nga NATO-ja nga samiti që do të mbahet në Vilnus më 11 dhe 12 korrik se do të mund t'i bashkangjitet Aleancës ushtarake kur të përfundojë lufta.

Ukraina dëshiron të bashkangjitet sa më parë, por mendimi i anëtareve të NATO-s është i ndarë për atë se sa shpejtë duhet të ndërmerren këto hapa. Disa vende-anëtare janë të kujdesshme për hapat për të cilat druajnë se mund ta afrojnë Aleancën drejt luftës aktive kundër Rusisë.

"Po flasim për sinjal të qartë, diçka konkrete në drejtim të ftesës", tha Zelenski në konferencën për shtyp që e mbajti me kolegun e vet çek Pavel. "Na nevojitet ai motivim. Na duhet sinqeritet në raportet tona", shtoi ai.

Zelenski tha se formulimi i pranuar në samitin e NATO-s në vitin 2008 nuk është i mjaftueshëm - se dyert e aleancës ushtarake "do të mbeten të hapura" dhe se Ukraina në fund do të bëhet anëtare e saj.

"Do të na duhet ndonjë sinjal, i qartë, se Ukraina do të jetë në Aleancë. Jo se dera është e hapur - kjo nuk mjafton", tha ai duke iu përgjigjur pyetjebe të gazetarëve.

Republika e Çekisë, anëtare e NATO-s, siguroi mbështetje të fuqishme për Ukrainën në fillim të invazionit rus në shkurt të vitit 2022, duke siguruar ndihmë edhe ushtarake edhe tjetër.

"Duhet të thuhet mjaft qartë se në interes të Çekisë është Ukraina, sapo të përfundojë lufta, t'i fillojë negociatat për hyrje në NATO, sepse kjo është edhe në interes të sigurisë sonë, stabilitetit rjaonal dhe përparimit ekonomik", tha Pavel. ab/

Foto:ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR