• e diel, 06 tetor 2024

Zelenski foli me Sana Marin, BE-ja mund të rrisë fondin për Ukrainën

Zelenski foli me Sana Marin, BE-ja  mund të rrisë fondin për Ukrainën

Kiev, 10 mars 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot në Kiev bisedoi me kryeministren e Finlandës Sana Marin për çështjen e mbrojtjes dhe sigurisë, rindërtimin e Ukrainës dhe sanksionet ndaj Federatës Ruse.

"Tema kryesore e bisedimeve të sotme ishte mbrojtja dhe siguria, kjo është një prioritet", tha Zelenski në konferencën e përbashkët për shtyp me Marin.

Ai shprehu mirënjohje ndaj Finlandës për ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe sigurinë se të dy vendet do të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin, raporton "Ukrinform".

BE-ja së shpejti mund të rrisë fondin për blerjen e armëve për Ukrainën deri në 3.5 miliardë euro", tha sot një përfaqësues i lartë i Unionit.

Sipas planit, të hartuar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Zhozep Borrell, vendet anëtare të BE-së do të marrin stimuj financiarë në vlerë prej një miliard euro për të dërguar më shumë municion artilerie në Kiev, ndërsa një miliardë euro do të financojnë prokurimin e përbashkët të raketave të reja.

"Nëse ka një marrëveshje për këtë paketë prej dy miliardë eurosh, do të shterohen burimet nga Fondi Evropian i Paqes", tha përfaqësuesi zyrtar.

Sipas tij, vendet anëtare duhet të vendosin nëse dhe kur duan të zbatojnë një maksimum të ri të mundshëm prej 3.5 miliardë euro në ndihmë për Ukrainën. sa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR