• e premte, 27 dhjetor 2024

Zelenski e dënoi sulmin "poshtër" të natës ruse në Harkov

Zelenski e dënoi sulmin

 Kiev, 4 prill 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot e ka dënuar "sulmin e poshtër dhe cinik" të Rusisë ndaj qytetit të dytë më të madh të vendit, Harkov, ku gjatë natës janë vrarë katër persona, përfshirë edhe tre shpëtimtarë.

"Në sulmin e poshtër dhe cinik, jetën e humbën një civil dhe tre shpëtimtarë që mbërritën në vendin e sulmit të parë", ka shkruar Zelenski në Telegram, i cili prej muajsh i bën thirrje Perëndimit që t'i sigurojë asaj më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore.

“Gjatë natës, Rusia sulmoi Ukrainën me 20 dronë, 15 prej të cilëve u drejtuan në disa valë drejt Harkovit. Mbrojtja ajrore e Ukrainës arriti të neutralizojë 11 drone të armikut. Të paktën 12 persona u plagosën në sulm", njoftoi kreu i administratës rajonale Oleg Sinegubov.

“Gjatë sulmeve në Harkov, infrastruktura energjetike u dëmtua gjithashtu dhe rreth 350,000 njerëz në qytet mbetën pa energji elektrike”, njoftoi Ministria e Energjisë e Ukrainës. qa

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR