• e enjte, 18 korrik 2024

Zelenski: Armëpushim pa kthimin e territoreve vetëm se do ta zgjasë luftën

Zelenski: Armëpushim pa kthimin e territoreve vetëm se do ta zgjasë luftën
Kiev, 22 korrik 2022 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski, në intervistë për "Uoll Strit Zhurnall" deklaroi se armëpushimi me Rusinë pa çlirimin e territoreve të pushtuara vetëm do ta zgjasë luftën. Ai paralajmëroi se armëpushimi do t'i lejonte Rusisë vetëm të mbante territoret e okupuara ukrainase dhe do ta inkurajonte Moskën që të zgjerojë konfliktin. Sipas Zelenskit, armëpushimi do t'i lejonte Rusisë të rindërtojë forcat e saj dhe të rigrupohet për vazhdimin e luftimeve. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR