Zelenski: Amerikanët duan të jenë ndërmjetës dhe t'u tregojnë rusëve se janë në mes
- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se “Amerikanët duan t’u tregojnë rusëve se janë në mes” dhe se ekipi amerikan nuk e fsheh faktin se dëshiron të jetë ndërmjetës dhe jo të qëndrojë në njërën nga palët ndërluftuese.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:24, 26 mars, 2025

Kiev, 26 mars 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se “Amerikanët duan t’u tregojnë rusëve se janë në mes” dhe se ekipi amerikan nuk e fsheh faktin se dëshiron të jetë ndërmjetës dhe jo të qëndrojë në njërën nga palët ndërluftuese.
"I thamë, mirë, nëse nuk jeni në anën tonë, atëherë të paktën qëndroni në mes. Pra, nëse rusët nuk e pranojnë armëpushimin e plotë që ju propozuat, ne duam të shohim sanksione shtesë. Ata nuk duhet të zgjasin shumë, ashtu siç nuk zgjati ngrirja e ndihmës në rastin tonë. Me të vërtetë presim që pala amerikane t'i ndërmarrë këto hapa", tha Zelenski në një intervistë për Tajm.
Ai foli gjithashtu për aftësinë e armatës ukrainase për të mbajtur veten pa ndihmën e aleatëve evropianë dhe amerikanë dhe tha se gjithçka varet nga aftësia e Kievit.
"Nëse ka armëpushim, një lloj pauze, sa mund të qëndrojë armata? Aq sa duhet. Por, ata kanë nevojë për pushim, rotacion, rezerva, paga...", theksoi Zelenski.
Ai shtoi se armata ukrainase aktualisht është tre herë më e madhe se sa ishte në kohë paqeje dhe se buxheti i Ukrainës nuk është i mjaftueshëm për ta financuar atë.
Ai gjithashtu shtoi se është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje që "do të bashkojë vendin, jo ta ndajë atë" dhe se ajo duhet të jetë marrëveshje për paqe të drejtë.
Zelenski nuk e përjashtoi mundësinë që faza e ardhshme për Ukrainën të ishte një paqe e detyruar ose ajo të jetë "poshtëruese".
"Shanset për këtë janë praktikisht zero," përfundoi Zelenski. qa/
Foto: EPA