• e martë, 16 korrik 2024

Zelenska kërkoi më shumë armë nga Kongresi amerikan

Zelenska kërkoi më shumë armë nga Kongresi amerikan
Uashington, 20 korrik 2022 (MIA) - Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, në fjalimin e sotëm para Kongresit amerikan kërkoi më shumë armë. "Ne jemi mirënjohës për praninë e SHBA-së me ne në këtë luftë, por lufta nuk ka mbaruar. Ju lutem për më shumë armë ... t'i mbrojmë shtëpitë e të gjithëve dhe të drejtën për t'u zgjuar të gjallë në ato shtëpi. Na ndihmoni dhe së bashku do të arrijmë një fitore të madhe", dekalroi Zelenska. Ajo tregoi edhe foto të fëmijëve të plagosur gjatë pushtimit rus. Zelenska dje në Shtëpinë e Bardhë u takua me zonjën e parë të SHBA-së, Xhill Bajden. SHBA-ja që nga fillimi i pushtimit rus, i ka dorëzuar Ukrainës pajisje ushtarake prej pothuajse shtatë miliardë dollarëve. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR