• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zekolli Shaqiri: Transporti rrugor është një hallkë e rëndësishme në zinxhirin ekonomik të tërë shtetit

Zekolli Shaqiri: Transporti rrugor është një hallkë e rëndësishme në zinxhirin ekonomik të tërë shtetit

Shkup, 26 shtator 2024 

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, sot mori pjesë në takimin tradicional me transportuesit, tëorganizuar nga asociacioni MAKAM - TRANS.

Zëvendësministrja, në fjalimin e saj para transportuesve, theksoi rëndësinë e madhe që ka transporti rrugor për zhvillimin e ekonomisë së shtetit. Ajo gjithashtu shtoi se Ministria e Transportit këtë vit ka futur një sistem të ri për shpërndarjen e lejeve CEMT.

“Për ne si Qeveri dhe si Ministri, zhvillimi i këtij sektori, zhvillimi i kompanive tuaja dhe ruajtja e vendeve të punësjanë shumë të rëndësishme për ruajtjen e stabilitetitekonomik, dhe për këtë arsye ndërmarrim iniciativa dheaktivitete për të siguruar një transport të pandërprerë dhe tëvazhdueshëm.

Ju tashmë e dini se ministria ka zhvilluar njësistem të ri shpërndarjeje, i cili është më efikas, i avancuarnga ai i mëparshmi dhe është një sistem që për herë të parëështë interoperabil dhe i lidhur me Agjencinë e Punësimit dhe Regjistrin Qendror.

"Do të shfrytëzoja rastin të informoj edhepër numrin e lejeve të transportit për vitin e ardhshëm, për tëcilat e di se interesi është i madh. Për vitin 2025 kemi njërritje të numrit të lejeve, duke pasur në dispozicion 1.750 lejevjetore CEMT, që janë 70 leje më shumë se këtë vit. Sa i përket lejeve mujore, për vitin 2025 kemi në dispozicion 2.736 leje mujore CEMT, dhe për EURO 5 kemi 720 leje, ndërsapër EURO 6 kemi 2.016 leje”, theksoi zëvendësministrja Zekolli Shaqiri.

Ajo, para transportuesve, njoftoi se ministria edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me negociata me disashtete për rritjen e kuotave të lejeve.

Ministria e Transportit

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR