• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zekolli Shaqiri: Marrëveshja me Bashkësinë e Transportit është një hap më afër anëtarësimit në BE

Zekolli Shaqiri: Marrëveshja me Bashkësinë e Transportit është një hap më afër anëtarësimit në BE

Shkup, 11 nëntor 2024 

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, zhvilloi sot një takim pune me Drejtorin e Sekretariatit të Bashkësisë së Transportit, Matej Zakonjšek.

Gjatë takimit u diskutua për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkësisë së Transportit, që përfshin edhe Maqedoninë e Veriut dhe me të cilën harmonizohet legjislacioni i brendshëm në fushën e politikave të transportit me legjislacionin e BE-së.

Zëvendësministrja Zekolli Shaqiri theksoi se Maqedonia e Veriut është plotësisht e përkushtuar për zbatimin e marrëveshjes, dhe në përputhje me të, po krijohen politikat e transportit të shtetit.

Në takim, Zëvendësministrja nënvizoi se zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të lehtësojë negociatat dhe procesin e skanimit si vend kandidat për BE. Gjithashtu, u diskutua edhe për realizimin e projekteve kapitale me mbështetje të BE-së.

“Si një vend anëtar, ne marrim pjesë aktivisht në punën e organeve të Bashkësisë së Transportit, duke krijuar politika dhe projekte për përmirësimin e transportit, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë rajonal. Jemi të kënaqur me rezultatin e rishikimit të rrjetit TEN-T, në të cilin, përveç Korridorit 10, edhe Korridori 8 është bërë pjesë e Rrjetit të zgjeruar kryesor, dhe shpresojmë që vendi do t’i realizojë projektet përgjatë të dy korridoreve në përputhje me afatet për përfundimin e tyre”, theksoi Zëvendësministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri.

Të dyja palët vunë në dukje se ekziston një mundësi e madhe për bashkëpunim dhe mbështetje nga ana e Bashkësisë së Transportit në procesin e anëtarësimit në BE.

___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR