• e hënë, 30 dhjetor 2024

Zbulohet identiteti i autorit të masakrës në Cetinë

Zbulohet identiteti i autorit të masakrës në Cetinë
Podgoricë, 12 gusht 2022 (MIA) – Mediat malazeze njoftojnë se autori i masakrës së sotme në Cetinë është 34-vjeçari Vuçko Boriloviq. Ai ka qëlluar ndaj gjithë familjes së tij, pas çka doli në rrugë dhe ka qëlluar kalimtarët e rastit. Policia e vrau atë. Telegraf.rs informon se ka qëlluar me pushkë gjuetie duke vrarë 10 persona. Një pjesë e mediave vendase, duke u thirrur në informacione jozyrtare njoftojnë se mes viktimave ka edhe katër fëmijë. Policia konfirmoi se në mesin e gjashtë të lënduarve është edhe një polic. Qendra emergjente për TVMZ deklaroi se është pranuar një burrë me lëndime të rënda në kokë dhe gjoks. Tre pacientë është dashur të transferohen urgjentisht në sallën e operacionit ku lëndimet e tyre janë mjaft serioze.  

QËNDRONI TË LIDHUR