• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zbulohet grupi kriminel që ka krye vjedhje të rëndë

Zbulohet grupi kriminel që ka krye vjedhje të rëndë

Shkup, 9 gusht 2023 (MIA) - Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë zbuluar një grup kriminal i cili më datën 25.07.2023 ka kryer vjedhje të rëndë në rr. “E Llovçenit”, gjatë së cilës është vjedhur një kasafortë.

Në të vërtetë, siç njofton MPB-ja pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve është konstatuar se ata me përdorimin e forcës kanë hyrë në shtëpi dhe e kanë kryer veprën.

"Pas konsultimit me Prokuror Publik dhe pas marrjes së urdhërit gjyqësor është kryer bastisje në disa lokacione në rajonin e Çairit dhe f. Nikishtanë-Shkup, gjatë të cilave janë gjetur sende në lidhje me veprën penale të kryer. Në të njëjtën kohë, nga liria është privuar A.M. (24) nga f. Nikishtanë, kurse për personat e tjerë  të cilët kanë kryer veprën penale janë publikuar urdhërarreste. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër personave në fjalë do të parashtrohet kallëzim në bazë të nenit 236 të Kodit Penal", theksoher në kumtesën e MPB-së. mb//

QËNDRONI TË LIDHUR